PUSHIMET DIMËRORE ZGJATEN DERI MË 31 JANAR

Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, duke respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe masat aktuale epidemiologjike, ka vendosur të shtyjë fillimin e gjysmës së dytë të vitit deri më 31 janar 2022. Siç theksojnë në njoftim, vendimi është marrë në marrëveshje me Sindikatën e Arsimit të Malit të Zi. Ministria ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të periudhës së tretë të klasifikimit për 31 janar 2022. “Institucionet arsimore janë të obliguara të kompensojnë ditët e punës për javën e parë gjatë gjysmës së dytë të vitit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

SHARE