GJUKANOVIQ PRANON FTESËN E KRIVOKAPIQIT

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq pranoi ftesën për takimin në të cilin u ftua nga Kryeministri Zdravko Krivokapiq. Përveç Presidentit të Shtetit, Krivokapiq gjithashtu i dërgoi një ftesë Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq si dhe Zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviq. Tema e takimit të nesërm është funksionimi i institucioneve në kushtet e bashkëjetesës dhe funksionimi i Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë. Caktimi i seancës pasoi pasi Presidenti refuzoi të nënshkruajë Projekt Vendimet për shkarkimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, Gjeneral Major Dragutin Dakiq dhe Gjeneral Major Rajko Peshiq.Siç u njoftua nga Kabineti i tij, Gjukanoviq do të thrrasë seancën e Këshillit për Mbrojtjen dhe Sigurinë, sepse, siç thuhet, është praktikë që të gjithë anëtarët e atij organi të marrin vendime të tilla. Të rikujtojmë se, Gjukanoviq refuzoi të nënshkruajë disa ligje të miratuara në seancën e Kuvendit të mbajtur më 29 dhjetor të vitit të kaluar, si dhe disa nga vendimet e qeverisë së re.

SHARE