INSTITUTI: REGJITROHEN 113 RASTE TË REJA DHE 4 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, katër persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit dhe janë regjistruar 113 raste të reja të infektimit. Gjatë ditës së djeshme, katër vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2 u raportuan nga këto komuna: Podgorica (3) dhe Tivat (1). Deri në orën 15:00 u raportua shërim i 220 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 1,795, 16 në komunën e Tuzit.

SHARE