ËSHTË TËRHEQUR INICIATIVA PËR MOSBESIMIN E QEVERISË

Opozita e Malit të Zi tërhoqi nga procedura parlamentare nismën për mosbesimin e Qeverisë. Opozita në një deklaratë të përbashkët theksoi se duke pasur parasysh njoftimin e Frontit Demokratik se do të paraqesë nismë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, mendojnë se bisedimet për formimin e shumicës së re parlamentare duhet të nisin pa vonesë. Ata thanë se janë të bindur se do të formohet një shumicë e re parlamentare dhe në atë mënyrë do të krijohen parakushtet e nevojshme për rënien e Qeverisë dhe shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.

SHARE