NIMANBGEU DHE NIKA TAKOHEN ME KURTIN NË PRISHTINË

Sot në Prishtinë nënkryetari I Kuvendit të Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu, së bashku me kreun e Këshillit Kombëtar të Shqipëtarve, Faik Nika, u pritën në një takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurti, deputenin më të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, njëherit kandidat për kryeministër.

Në takim ishin të pranishëm z.Martin Berishaj, znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe znj. Valë Gjonbalaj. Në takim u diskutua për shqiptarët në Malin e Zi, gjendja aktuale dhe sfidat që presin shqiptarët e Malit të Zi.

Ndër të tjera diskutuan për: Ligjin zgjedhor në Mal të Zi, kërkesat e subjekteve politike shqiptare për vende të garantuara; pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2020; çështja e punësimeve propocionale në institucione publike; të drejtat kombëtare (arsimi,gjuha shqipe, simbolet kombëtare, trashigimia kulturore etj); Nevoja për investime dhe zhvillim ekonomik të vendbanimeve ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi.

Në fund Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me përfaqësuesit e shqiptarve të Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe Faik Nika  u pajtuan që bashkpunimi të jetë i vazhdueshem, institucional e parimor për programe dhe interesa kombëtare gjithëpërfshirëse.

SHARE