TETË MIJË VENDE TË REJA TE MJEKU PEDIATËR

Fondi i Sigurimit Shëndetësor, në bashkëpunim me Qendrën Shëndetësore të Kryeqytetit, kanë mundësuar lirimin e gati tetë mijë vendeve të reja te mjeku pediatër.

Kjo iniciativë, siç thanë ata, do të lehtësojë ndjeshëm aksesin në kujdesin shëndetësor për më të rinjtë, veçanërisht duke pasur parasysh shpeshtësinë e vizitave te mjekët në moshën më të hershme të fëmijës.

“Ftojmë të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve ende nuk kanë zgjedhur pediatrin, të kontaktojnë shërbimin kompetent të qendrës shëndetësore dhe të regjistrojnë fëmijën”, thuhet në njoftim.

SHARE