ITALI, RESHJET E DENDURA TË SHIUT SHKAKTUAN PËRMBYTJE NË ISHULLIN E SIÇILISË

Reshjet dhe stuhia e fortë që ka goditur jugun e Italisë kanë shkaktuar përmbytje në ishullin e Siçilisë, transmeton Anadolu.

Siç raportojnë mediat italiane reshjet e dendura të shiut që janë efektive që nga 11 nëntori në qytetin Catania në lindje të ishullit të Siçilisë dhe rrethinat e tij ndikuan negativisht në jetën e përditshme.

Reshjet shkaktuan përmbytje kryesisht në qytezat Giarre, Acireale dhe Linguaglossa dhe se në disa pika automjetet janë tërhequr zvarrë nga përmbytja deri në det ndërsa janë regjistruar dëme materiale.

Mësohet se disa automjete janë bllokuar në baltë. Bulevardet dhe rrugët e mbuluara me ujë janë kthyer në lumenj. Njësitë zjarrfikëse kanë kryer operacione shpëtimi për shumë persona në situata të vështira në vendbanimet e përmendura.

Njësia e Mbrojtjes Civile e Kryeministrisë lëshoi ​​në orët e mëngjesit paralajmërim me kod “të kuq” për shkak të reshjeve të dendura të shiut që përfshinë brigjet lindore të Siçilisë, duke paralajmëruar qytetarët të kenë kujdes për orët në vijim.

Mbrojtja Civile tha se në Giarre në 6 orët e fundit kanë rënë 400 milimetra shi, ku pati përmbytje.

Kryebashkiaku i Catanias, Enrico Tarantino mbylli sot shkollat ​​në qytet për shkak të reshjeve të dendura. Në mënyrë të ngjashme, shkollat ​​u mbyllën për shkak të kushteve të pafavorshme të motit edhe në qytetin Siracusa.

Ndërkohë u njoftua se reshjet e para të borës kanë rënë në vullkanin aktiv Etna, në afërsi të Catanias.

SHARE