Në Shqipëri është hapur edicioni i 27-të i Panairit të Librit “Tirana 2024”, me pjesëmarrjen e dhjetëra shtëpive botuese nga disa vende.
Ceremonia e hapjes së panairit është organizuar në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, të shtëpive botuesve, shkrimtarëve dhe studiuesve të fushave të ndryshme.
Ceremoninë e hapjes përshëndetën ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të ndryshme.
Me moton “Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh dhe të rritesh”, pinari do të qëndrojë i hapur për disa ditë.
Panairi organizohet në datat 13-17 nëntor nën kujdesin Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionitt të Shqipërisë, Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe Bashkisë së Tiranës.
Pjesë e panairit që mbahet në Pallatin e Kongreseve do të jenë ekspozimi i botimeve, prezantime, disa takime me shkrimtarë, tryeza diskutimi dhe aktivitete të tjera.
Në panair marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndërkohë në përfundim të tij do të ndahen edhe çmime.