FRANCË, PEZULLOHET MËSIMI NË QINDRA SHKOLLA PËR SHKAK TË RESHJEVE NË PAS-DE-CALAIS

Për shkak të rritjes së ndikimit të reshjeve në qytetin Pas-de-Calais të Francës, ku përmbytjet kanë shkaktuar shkatërrime që nga java e kaluar, është pezulluar mësimi për dy ditë në 388 shkolla.

Siç raportojnë mediat e vendit, vazhdojnë punimet për të kthyer në normalitet jetën në shumë qyteza të cilat kanë mbetur nën ujë që prej 7 nëntorit.

Për shkak të reshjeve që kanë qenë efektive në fundjavë, mësimi është pezulluar për dy ditë si pasojë e rrezikut të përmbytjeve në 388 shkolla në 279 vendbanime.

Dhjetëra fermerë protestuan me traktorët e tyre pasi i kanë konsideruar si të pamjaftueshme punimet e ekipeve për evakuim në rajonin ku vazhdojnë ndërprerjet e energjisë elektrike dhe të ujit.

Fermerët mbyllën për trafikun një nga rrugët që siguron transportin në rajon dhe kërkuan nga zyrtarët të menaxhojnë më mirë krizën dhe të përshpejtojnë punimet.

Më 7 nëntor pas stuhisë “Ciaran” në rajon u lëshua paralajmërim për “përmbytje të jashtëzakonshme” dhe niveli i alarmit u ngrit në të kuqe.

SHARE