RAPORTI I KE-së ËSHTË PAK MË I MIRË SE AI I MËPARSHMI, NUK KA VEND PËR PANIK

Raporti i Komisionit Evropian (KE) për progresin e Malit të Zi është pak më i mirë në krahasim me atë të mëparshëm, vlerësoi kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq, duke thënë se kemi bërë progres të caktuar sa i përket ekonomisë dhe stabilizimit të financave publike. Në seancën e Qeverisë së Malit të Zi ai po ashtu tha se nuk ka arsye për panik. “Mund të them se ky raport është më i mirë, e vërteta është pak më e mirë, por më e mirë se raporti i mëparshëm. Tri gjëra kyçe që nuk janë realizuar janë përgjegjësi e parlamentit shtetëror”, tha Abazoviq. “Politika e jashtme është 100 për qind e harmonizuar me BE-në, ne jemi më të mirët atje. Nuk ka arsye për panik”, tha Abazoviq, duke pritur që puna e Gjykatës Kushtetuese të zhbllokohet. Ai ka përsëritur se nuk ka pasur tensione sociale pas miratimit të Marrëveshjes Themelore. “Kur bëhet fjalë për interpretimet që kanë të bëjnë me jostabilitetin apo tensionet për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore, ato kanë qenë të natyrës politike. Nuk ka pasur tensione të natyrës sociale”, tha Abazoviq.

Raporti duhet të jetë një bazë e mirë për standarde të përkohshme

Ministri i Drejtësisë Marko Kovaç tha se në kapitujt 23 dhe 24, Mali i Zi ka “përparim ose përparim të kufizuar”. “Pra, nuk është ashtu siç u tha, janë njohur disa aktivitete, veçanërisht në drejtim të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Kemi sinjale të qarta në drejtim të një qasjeje pa dallim në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, theksoi Kovaç.

Apel për marrëveshje për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Zëvendëskryeministri Ervin Ibrahimoviq tha se Qeveria e 43-të ka kontribuar më së paku në këtë raport të KE-së. Ai u bëri thirrje kolegëve të tij në parlament që të ulen dhe të bien dakord për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “Ne nuk mund të lejojmë më bllokimin e institucioneve të drejtësisë në vend, pa këtë nuk ka përparim. Ky raport është një mesazh se duhet të rregullojmë disa gjëra,” tha Ibrahimoviq.

SHARE