RIKTHEHET LUFTA- BOMBARDIME MES AZERBAJXHANIT E ARMENISË

Konflikti i hershëm mes Azerbajxhanit dhe Armenisë u rindez pas gati dy vitesh armëpushimi; orët e para të ditës, mes dy vendeve kanë shpërthyer sërish tensionet dhe artileria azere ka bombarduar disa qytete kufitare armene… Qyteti i Gorit është goditur nga rtileri me rreze të mesme veprimi, ndërsa në periferi dronë Bayraktar TB-2 kanë bombarduar pandërprerë, ndërsa sulme raportohen edhe në Sotk e Jermuk. Ministria azere e mbrojtjes sqaroi përmes një deklarate se sulmet sipas saj, kanë pasur për qëllim të garantonin sigurinë e kufijve, ndërsa akuzoi forcat armene se hapën zjarrë të parat ndaj kolonive në rajonin Gadabay. Armenia i hodhi poshtë të tilla pretendime. Ajo vetëm njoftoi se “njësitë e forcave të armatosura të Azerbajxhanit, filluan këtë mëngjes bombardime intensive artilerike mbi pozicionet e armenëve në drejtim të disa rajoneve armene. Armiku, thuhet në deklaratë, po përdor dhe dronë pa pilotë, duke iu referuar ketu dronëve Bajraktar, të cilat përpara dy vjetësh i shkaktuan humbje të mëdha ushtrisë armene në Nagorni-Karabak. Mësohet se kryeministri armen Nikol Pashinyan ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, të cilin e ka informuar për situatën e ka bërë thirrje për “reagim të komunitetit ndërkombëtar”. Sipas zyrtarëve vendas, sulmet azere kanë shkaktuar të vdekur e të plagosur në radhët e forcave të Armenisë. Ato pretendojnë gjithashtu se ushtria e Azerbajxhanit ka goditur edhe infrastrukturën civile, përgjatë vijës kufitare që ndanë dy vendet. Në 2020-tën, Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord me ndërmjetësimin e Moskës për armëpushim pas dy javë luftimesh mes palëve në konflikt për rajonin e Nagorni-Karabakut në Kaukazin Jugor, ku jetojnë kryesisht armenë të krishterë. Në vitin 1991 ky rajon u shkëput nga Azerbajxhani, të ciliti takon sipas të drejtës ndërkombëtare civile.

SHARE