NDIHMË IZRAELITE KUNDËR IRANIT/ IZRAELI KRAH SHQIPËRISË PËR MBROJTJEN KIBERNETIKE

Në Berlin, ku ndodhet për “Formimin e e Politikës së Jashtme Feministe” Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ka marrë një ndihmë konkretë nga shteti Izraelit në përpalljen me sulmet kibernetike. Është Idan Roll zëvendës ministër i punëve të jashtme të Izraelit i cili thotë se i shprehu ministres Xhacka, mirënjohjen për vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. “Ofrova për të ndarë dijet dhe eksperiencën tonë në mbrojtjen kibernetike. Ne do të vijojmë forcimin e bashkëpunimit mes Izraelit dhe Shqipërisë” thotë numri dy i diplomacisë izraelite . Sulmi i dytë kibernetik i sponsorizuar nga Irani, kësaj here ndaj sistemit TIMS, krahas shqetësimit për qeverinë shqiptare, po ndiqem me po as shqetësim në SHBA.

SHARE