EEMZ MUND TË EMETOJË AKSIONE NË BURSË

Në seancë, qeveria ra dakord që Elektroekonomia e Malit të Z të emetojë dhjetë për qind të aksioneve të saj në bursë, si dhe që pushteti ekzekutiv të mund t’i blejë ato aksione të emetuara. Kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, në seancë propozoi që Qeveria t’i japë pëlqimin EEMZ për emetimin e aksioneve të saj në bursë, pas së cilës është korrigjuar konkluzioni i Ministrisë së Investimeve Kapitale (MIK). Qeveria korrigjoi konkluzionet e MIK-së në lidhje me shitjen e aksioneve të EEMZ në atë mënyrë që konkluzioni të përcaktojë se i jep pëlqimin asaj kompanie shtetërore energjetike që emeton dhjetë për qind të aksioneve të saj në bursë, si dhe se qeveria pajtohet që mund të blejë përsëri një pjesë të këtyre aksioneve. Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, tha se Qeveria më vonë do të shqyrtojë mundësinë e blerjes së aksioneve të EEMZ nga buxheti përmes rishpërndarjes së mjeteve nga rezerva aktuale, nëse një marrëveshje e tillë ndodh.

SHARE