BLINKEN BISEDË ME RAMËN: SHBA BASHKË ME SHQIPËRINË PËR SIGURINË RAJONALE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë realizuar një bisedë telefonike mbi zhvillimet e fundit rreth sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency(AA). Në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë të publikuar në rrjetet sociale thuhet se sekretari Blinken “dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë”, i cili sipas ambasadës pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. “Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”, thuhet në njoftim, ku citohet deklarata e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price.

SHARE