Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP), laboratorë të tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnozën e infeksionit të ri koronavirus përfunduan analizën dje dhe paraqiten rezultatet për 2,674 mostra, ku gjithsejit u diagnostifikuan 456 raste të reja. Pjesa e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar për 12.09.2021, ishte 17.05 për qind. Gjatë ditës së djeshme, 6 vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2 u raportuan nga: Podgorica (3), Budva (1), Danillovgradi (1) dhe Bijello Pole (1). Deri në orën 3 pasdite u raportua shërimi i 410 të infektuarve. Brenda 24 orëve të fundit, në Tuz janë regjistruar 12 raste të reja dhe numri i rasteve aktive në këtë komunë është 154. Numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 7,508.