QEVERIA HAP NJË LLOGARI PËR NDIHMË PËR TË PREKURIT NGA ZJARRET

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Qeveria do të hapë një llogari për ndihmë qytetarëve, dhe në të njëjtën kohë do të formojë një komision që do të kontrollojë dhe do të informojë autoritetin ekzekutiv çdo pesëmbëdhjetë ditë mbi gjendjen e llogarisë.

Në territorin e Malit të Zi, ditët e fundit janë aktive një numër i madh zjarresh, nga të cilat janë të rrezikuara shtëpitë dhe pasuritë e qytetarëve të Malit të Zi.

Zjarret kanë përfshirë disa zona, dhe sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme – Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim – janë angazhuar të gjitha burimet në dispozicion.

“Duke pasur parasysh se sipas informacioneve të para ka ndodhur një dëm i madh material, është e nevojshme të ndihmohen qytetarët në sanimin e pasojave nga kjo fatkeqësi e tmerrshme e zjarrit që ka shkatërruar pasuritë e qytetarëve tanë. Qeveria do të hapë një llogari për ndihmë qytetarëve, duke pasur parasysh interesimin e madh të individëve, kompanive dhe shteteve që ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për rindërtimin dhe sanimin e pasurisë së shkatërruar”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Për të siguruar që procesi të jetë plotësisht transparent, do të kujdeset një komision i veçantë.

“Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë do të formojë një komision të veçantë që do të merret me këto çështje dhe do të informojë Qeverinë çdo pesëmbëdhjetë ditë mbi gjendjen e llogarisë”, thuhet në njoftim.

SHARE