Foto: Komuna e Tuzit
Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka bërë një thirrje urgjente për bashkëpunim të qytetarëve për shkak të situatës së rëndë me zjarret që kanë përfshirë zonën dhe rrethinën.
Në njoftimin e tij, Gjelaj kërkon që qytetarët të largohen menjëherë nga lumi Cem sapo të dëgjojnë helikopterët, në mënyrë që këta të fundit të mund të marrin ujë pa pengesa për shuarjen e zjarreve.
Gjithashtu, ai apelon që të përmbahet nga përdorimi i dronëve në zonat e prekura, pasi kjo mund të pengojë operacionet ajrore.
Po ashtu, qytetarët luten të sigurojnë kalim të lirë për automjetet në rotacion, përfshirë zjarrfikësit, cisternat e pastrimit dhe ujësjellësit, kompaninë “Bemax”, si dhe automjetet e policisë, ushtrisë dhe policisë komunale.
“Bashkëpunimi juaj është jetik – ai shpëton jetë dhe pasuri,” theksoi kryetari Gjelaj.