MALI I ZI MBËSHTET THIRRJEN PËR NJË ARMËPUSHIM NË GAZA

Mali i Zi mbështet fuqishëm deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Egjiptit dhe Katarit, e cila kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

Këtë e ka deklaruar MPJ në rrjetin social X.

“Ne inkurajojmë të gjitha palët e përfshira që të punojnë së bashku, pa vonesë, për të vendosur paqen e qëndrueshme dhe për t’i dhënë fund vuajtjeve afatgjatë të civilëve në Gaza”, tha departamenti qeveritar.

Udhëheqësit e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit kanë ftuar Izraelin dhe Hamasin të takohen më 15 gusht për të finalizuar një armëpushim në Rripin e Gazës dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

SHARE