SITUATA ËSHTË E NDËRLIKUAR NË SHUMË KOMUNA

Situata epidemiologjike në Mal të Zi është e ndërlikuar në një numër të madh të komunave, tha Dr Millko Joksimoviq, epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik të Malit të Zi. Ai tha se në 4 javët e fundit, situata me koronavirusin në Mal të Zi është bërë shumë e ndërlikuar dhe se numri i rasteve të sapo zbuluara është rritur shumë. Nëse do të merren masa më kufizuese, thotë Joksimoviq, kjo varet nga shumë faktorë. “Epidemiologët janë në favor të masave që do të ruajnë shëndetin publik në një masë më të madhe sesa aspektet ekonomike, por ato janë gjithashtu shumë të rëndësishme,” tha Joksimoviq. “Ne dalëngadalë po largohemi nga zona ku vetëm Podgorica, Budva Ulqini janë kritike, por situata po ndërlikohet në një numër të madh të komunave. Ajo ka pasur një rritje të konsiderueshme në komunat ku praktikisht jetojnë 3/4 e popullsisë së Mali të Zi. Më të rrezikuarit janë Budva, Tivati, Ulqini, Kotorri dhe madje edhe Herceg Novi e Podgorica, por ka një rritje të ngadaltë në Nikshiq dhe komunat e tjera,” tha Joksimoviq. Ai kujtoi se masat që mund të përdorim për të luftuar koronavirusin janë të njëjta si në ditën e parë, nga vaksinimi deri në respektimin e masave aktuale.

SHARE