INFLACIONI NË QERSHOR 0.9%

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve personale, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, ishin 0.9 për qind më të larta në qershor krahasuar me majin, sipas të dhënave të Monstat.

Në qershor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e konsumit ishin mesatarisht 7.5 për qind më të larta.

“Ndikimin më të madh në normën mujore të inflacionit e ka pasur rritja e çmimeve në grupet e shërbimeve të akomodimit, mishit, frutave, perimeve, transport ajror, restoranteve, kafeneve dhe të ngjashme”, thuhet në njoftim.

Në periudhën janar-qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, çmimet e konsumit kanë qenë mesatarisht 11 për qind më të larta.

SHARE