ABAZOVIQ: SOT, 13 KORRIKUN, E MIRËPRESIM NË NJË ATMOSFERË MË TË MIRË, QOFTË I PËRJETSHËM MALI I ZI

Më 13 korrik, vitin e kaluar hapëm autostradën, projektin më të madh infrastrukturor në historinë e Malit të Zi, sot, një vit pas kësaj, e mirëpresim 13 korrikun në një atmosferë shumë më të mirë, tha kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq, duke uruar qytetarët për 13 korrikun, Ditën e  Shtetësisë.

“Mali i Zi ka kaluar shumë provime demokratike. Sot jemi vendi me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, me shkallën më të ulët të papunësisë dhe rritjen më të lartë në industrinë e turizmit dhe që vendos standarde demokratike”, tha Abazoviq.

“Në këtë kontekst ruani energjinë e mirë, disponimin e mirë, që të punojmë së bashku për të mirën e vendit tonë, që gjithmonë të mbrojmë interesat kombëtare të Malit të Zi dhe që bashkërisht të arrijmë suksese të përbashkëta që do t’u shërbejnë të gjithë brezave me krenari. Urime 13 korriku Dita e Shtetësisë dhe i përjetshëm qoftë Mali i Zi”, tha Abazoviq.

SHARE