SHTETET E EVROPËS QENDRORE KËRKOJNË QË BOSNJËS T’I JEPET STATUSI I KANDIDATIT

Pesë shtete të Evropës Qendrore, që të gjitha anëtare të Bashkimit Evropian, i bën thirrje bllokut që t’i japë statusin e shtetit kandidat Bosnjë e Hercegovinës. “Bëhet fjalë për një sinjal nga qeveritë tonë se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, tha më 13 korrik në Budapest, ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg. Ministrat e Jashtëm të grupit të quajtur C5 – Austria, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Sllovenia – kërkuan që në samitin e radhës së BE-së, që do të mbahet në tetor, çështja e statusit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën të jetë në agjendë. Bosnjë e Hercegovina, shtet që ende vuan nga efektet e luftës së viteve 1992-95, nuk u përfshi në marrjen e statusit gjatë samitit të qershorit. Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë status të kandidatit. Në fund të qershorit, liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit u ankuan për mungesën e përparimit në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në BE, para se blloku të merrte vendim për dhënien e statusit për Moldavinë dhe Ukrainën.

SHARE