SHTËPIA E BARDHË BËN THIRRJE PËR KUJDES NGA VARIANTET E KORONAVIRUSIT

Administrata e Bidenit po u bën thirrje njerëzve që të ushtrojnë kujdes në lidhje me COVID-19, duke theksuar rëndësinë e marrjes së vaksinave përforcuese për ata që kanë të drejtë dhe mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, pasi dy variante të reja shumë të transmetueshme po përhapen me shpejtësi në të gjithë vendin. Variantet e reja, të njohura si BA.4 dhe BA.5, janë degëzime të llojit omicron që ka qenë përgjegjës për pothuajse të gjithë përhapjen e virusit në SHBA dhe janë edhe më ngjitës se paraardhësit e tyre. Mjekët e Shtëpisë së Bardhë theksuan rëndësinë e marrjes së dozave përforcuese, edhe nëse jeni infektuar kohët e fundit. “Aktualisht, shumë amerikanë janë të nën-vaksinuar, që do të thotë se ata nuk janë të përditësuar në lidhje me vaksinat e tyre për COVID-19,” tha Dr. Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Qëndrimi i përditësuar për vaksinat tuaja kundër COVID-19 ofron mbrojtjen më të mirë kundër rezultateve të rënda. Walensky tha se SHBA ka parë një dyfishim të numrit të shtrimeve në spital për shkak të COVID-19 që nga prilli, duke reflektuar përhapjen e nënvarianteve të reja, me rreth 300 vdekje në ditë. Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend, tha se derisa variantet e reja janë shqetësuese, me dozat përforcuese, me mbajtjen e maskës në ambiente të brendshme, vendi ka mjetet për t’i mbajtur ato nga të qenit shkatërrues.

SHARE