Çfarë do të dalin më pas? Nanobotët artificialë për të kuruar kancerin, apo makina fluturuese vetë-drejtuese përreth?
Sidoqoftë, përpara se të arrijmë te ato, një ekip shkencëtarësh kinezë nga Universiteti Sichuan në Kinën jugperëndimore kanë krijuar një peshk robot që “hanë” mikroplastikë të cilët një ditë mund të ndihmojnë në pastrimin e oqeaneve të ndotura të botës.
Të butë në prekje dhe me madhësi vetëm 1,3 centimetra (0,5 inç), këta robotë tashmë thithin mikroplastikë në ujë të cekët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekipi synon t’u mundësojë atyre të mbledhin mikroplastikë në ujë më të thellë dhe të ofrojnë informacion për të analizuar ndotjen detare në kohë reale, tha Wang Yuyan, një nga studiuesit që zhvilloi robotin.
Nëse hahet aksidentalisht nga peshq të tjerë, ai mund të tretet pa dëm pasi është bërë nga poliuretani, i cili është gjithashtu biokompatibël, tha Wang.
Peshku është në gjendje të thithë ndotësit dhe të rikuperohet edhe kur është i dëmtuar.
Ai mund të notojë deri në 2,76 gjatësi trupore në sekondë, më shpejt se shumica e robotëve të butë artificialë. /Telegrafi/