KRYEMINISTRI I RI I MBRETËRISË SË BASHKUAR DO TË SHPALLET MË 5 SHTATOR

Kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar do të shpallet më 5 shtator. Ky afat u përcaktua mbrëmë, ndërkaq kjo javë do të jetë e madhe për konservatorët, ku numri i kandidatëve mund të zvogëlohet në dy në vetëm pak ditë. Megjithatë, Boris Xhonson do të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm për rreth dy muajt e ardhshëm, derisa të konfirmohet lideri i ri. Ser Graham Bradi, kryetar i Komitetit 1922, që përbëhet nga të gjithë deputetët konservatorë, tha se nominimet për të qenë udhëheqës i Partisë Konservatore do të mbyllen të martën. Ai tha se lideri i ri do të shpallet më 5 shtator pasi deputetët të kthehen nga pushimet verore, por nuk do të thotë se kur do të bëhet votimi përfundimtar.

SHARE