BORRELL DHE VARHELI PËR DY DITËT E ARDHSHME NË MAL TË ZI

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Joseph Borrell, do të udhëtojë në Mal të Zi më 14 dhe 15 korrik, ku do të kryesojë Këshillin e Stabilizim-Asociimit BE-Mali i Zi. “Vizita do të jetë një mundësi për të rishikuar marrëdhëniet dypalëshe midis BE-së dhe Malit të Zi në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në Mal të Zi dhe Ballkanin Perëndimor”, njoftoi Shërbimi i Jashtëm Evropian. Të enjten, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian borell, do të kryesojë Këshillin e 11-të të Stabilizim-Asociimit të BE-së dhe Malit të Zi në Podgoricë.

SHARE