ZGJEDHJET TË MBAHEN TË NJËJTËN DITË NË 18 KOMUNA NË MAL TË ZI / NË TUZ TË MUNDSHME ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME

Zgjedhjet lokale duhet të mbahen në 17 komuna në të njëjtën ditë në pranverën e vitit të ardhshëm, me mundësi që në Tuz, ku mandati i kuvendit lokal përfundon në vitin 2023, mandati të shkurtohet dhe të ketë zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që ato të mbahet në të njëjtën kohë. Ky është përfundimi i propozimit të Ligjit për Ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, të cilin gazeta “Dan” posedon. Ligji u propozua nga Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe udhëheqësi i Malit të Zi Demokratik, Alleksa Beçiq. Siç thuhet në propozimin e këtij ligji, zgjedhjet e ardhshme për këshilltarë në Kuvendin e Kryeqytetit të Cetinjes dhe Kuvendeve Komunale të Mojkovcit, Petnjicës, Ulqinit dhe Beranes, në përputhje me këtë ligj, do të shpallen nga Presidenti në të njëjtën kohë me zgjedhjet e rregullta për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Podgoricës, qytetit Golubovci dhe Kuvendeve Komunale të Tivarit, Bijello Poles, Danillovgradit, Kollashinit, Plavës, Plluzhines, Plevles, Rozhajes, Zhablakut dhe Shavnikut. Parashikohet që në periudhën nga dhjetori 2021 deri në qershor 2022, të mbahen të paktën katër procese zgjedhore të ndara. “Ekziston gjithashtu një mundësi që Kuvendi Komunal i Tuzit, ku zgjedhjet e ardhshme të rregullta për këshilltarë do të mbahen në fillim të Marsit 2023, do të marrë një vendim për të shkurtuar mandatin e këshilltarëve, në mënyrë që zgjedhjet për këshilltarë në atë Kuvend Komunal të mbahet në vitin 2022. Duke pasur parasysh faktin se zgjedhjet lokale në njësitë e mbetura të vetëqeverisjes lokale u mbajtën kohët e fundit, në të njëjtën kohë me zgjedhjet parlamentare, ose menjëherë pas atyre zgjedhjeve, miratimi i ligjit të propozuar do të siguronte racionalitet të konsiderueshëm të zgjedhjeve lokale në Mal të Zi,” thuhet në ligjin e propozuar.

SHARE