SHERBIMET KOMUNALE U BEJNË APEL QYTETARËVE TË PARANDALOJNË VËNIEN DHE PËRHAPJEN E ZJARREVE

Drejtori i SHPK Komunale, Nikollë Camaj dhe kryeshefi  i Policisë komunale, Rexhep Çunmulaj apelojnë që qytetarët të bejnë gjithçka është e mundur të parandalojnë vënien dhe përhapjen e zjarreve.

SHPK Komunale dhe Policia Komunale theksojnë se vetem ditëve të fundit ka pasur dhjetëra intervenime,  shpeshherë në raste ku dyshohet te jenë flakë të qellimta, për çka dënimet janë tejet të larta,  prandaj edhe apelohet që të kemi kujdes. 

Sherbimi i zjarrfikësve ka aktivizuar kontrollin me dronë dhe ka shtuar bashkëpunimin me forcat e rendit dhe policinë komunale për të parandaluar zjarret dhe për të sanksionuar shkaktarët e tyre.

SHARE