PE-ja DO TË NDIHMOJË MALIN E ZI TË SIGUROJË ZGJEDHJE TË NDERSHME

Presidenti i Parlamentit Evropian David Maria Sasoli theksoi se Grupi për Mbështetjen e Demokracisë dhe Koordinimin e Zgjedhjeve të Parlamentit Evropian konfirmoi se vëzhgimi i zgjedhjeve në Mal të Zi është një përparësi, dhe se ardhja e Misionit do të konsiderohet në të ardhmen në bashkëpunim me ODIHR.

Sasoli njoftoi këtë në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Ivan Brajoviq.

Sipas letrës, Presidenti i Parlamentit Evropian uroi Malin e Zi për suksesin e tij të jashtëzakonshëm në luftën kundër virusit korona dhe theksoi se kriza vërtetoi përkushtimin e fortë të Bashkimit Evropian për solidaritetin me Malin e Zi, si dhe angazhimin e fortë të Malit të Zi për Bashkimin.

“Qëndroni të sigurt se Parlamenti Evropian qëndron krah për krah me Malin e Zi kur bëhet fjalë për përballimin e sfidave aktuale dhe të ardhshme, i cili përfshin rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale në periudhën pas pandemisë, si dhe përpjekjet e saj për të siguruar kushtet për zgjedhjet të lira dhe të ndershme,” thuhet mes tjerash në letrën e Presidentit të Parlamentit Evropian.

SHARE