KOORDINATORËT E SEKTORIT TË SIGURISË KONJEVIQ DHE SEKULLOVIQ

Këshilli i Sigurisë Kombëtare emëroi sot zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Mbrojtjes Rashko Konjeviq si koordinator të punës së Byrosë për Koordinim Operacional. Këshilltari i Kryeministrit për Politikë të Brendshme dhe Sistemin Politik Sergej Sekulloviq është emëruar koordinator për zhvillimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i kryesuar nga kryeministri Dritan Abazoviq, ka mbajtur sot seancën e parë, në të cilën janë miratuar prioritetet kombëtare në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar për periudhën 2022-2025, si dhe u emëruan koordinatorë të punës së Byrosë për Koordinim Operacional dhe koordinatorë për zhvillimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Këshilli e ka porositur Sekulloviqin që në periudhën e ardhshme të koordinojë finalizimin e dokumentit, por edhe të jetë koordinator i zbatimit të Strategjisë Kombëtare, pas miratimit të kësaj në seancën e Qeverisë. Ushtruesja e detyrës së Prokurorisë Supreme të Shtetit Maja Jovanoviq dhe Kryeprokurori Special Vladimir Novoviq e informuan Këshillin për problemet themelore në funksionimin e punës së Prokurorisë. Në këtë drejtim, Këshilli konkludoi se shpreh mbështetjen e plotë për Prokurorinë Supreme të Shtetit dhe Prokurorinë Speciale të Shtetit, si dhe për tërë Prokurorinë, për të vazhduar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit pa përjashtim.

SHARE