LOPATKA: MALI I ZI MBETET KANDIDATI MË I AVANCUAR NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Foto: Portal ETV

Eurodeputeti Reinhold Lopatka njoftoi se Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian sot ka mbështetur fuqishëm Raportin Vjetor për Malin e Zi, me 51 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenime.

“Qeveria e Malit të Zi ka arritur përparim të rëndësishëm dhe vendi mbetet kandidati më i avancuar në Ballkanin Perëndimor,” deklaroi ai.

Ai tha se, nëse reformat vazhdojnë me vendosmëri – veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, administratës publike dhe reformës zgjedhore – anëtarësimi gjatë këtij mandati të Parlamentit Evropian mbetet i arritshëm.

“Megjithatë, vullneti politik dhe qëndrueshmëria janë kyçe nga të dyja palët: si nga ana e BE-së, ashtu edhe nga ana e Malit të Zi,” theksoi Lopatka.

SHARE