Drejtori i ri ekzekutiv i Aeroportit të Malit të Zi do të jetë Roko Toliq nga Kroacia, mëson Portali RTMZ.
Toliq është ish-drejtor i Aeroportit të Dubrovnikut.
Ai ka qenë edhe nënkryetar i komunës së Dubrovnikut dy dekada më parë, ndërsa ka qenë drejtor i aeroportit të Dubrovnikut për gjithsej nëntë vjet, nga viti 2009 deri në vitin 2018.