NË MAL TË ZI 26.500 TË PAPUNË NË FUND TË MARSIT, BIE SHKALLA E PAPUNËSISË NË 8,98%

Foto: Enti për Punësim / Zavod za zapošljavanje

Në Mal të Zi, në fund të marsit janë regjistruar gjithsej 26.500 të papunë, që është rreth 1% më pak krahasuar me muajin shkurt, sipas të dhënave të Entit për Punësim.  

Sipas Entit, shkalla e papunësisë në shkurt ka qenë 8,98%, ndërsa në të njëjtin muaj të vitit të kaluar ishte dukshëm më e lartë, 10,59%, gjë që tregon një përmirësim të tregut të punës në krahasim me vitin e kaluar.

Që nga fillimi i këtij viti, janë shpallur gjithsej rreth 7.600 vende të lira pune, duke treguar një nivel të konsiderueshëm kërkese për fuqi punëtore në ekonominë vendase.

Megjithatë, për shkak të problemeve teknike gjatë implementimit të sistemit të ri informatik të Administratës Tatimore, aktualisht nuk ka të dhëna të sakta për numrin e personave të sapo punësuar në këtë periudhë.

SHARE