NESËR DO TË DËRGOHET NË PARLAMENT INICIATIVA PËR THIRRJEN E SEANCËS SË KUVENDIT

Negociatat për formimin e qeverisë pakicë kanë përfunduar dhe siç pritet, nesër do të dërgohet në parlament iniciativa për thirrjen e seancës së Kuvendit. Partive shqiptare do tu takojnë dy ose tri vende dhe kjo varet se sa ministri do të ketë qeveria. Portali CDM, sot ka publikuar edhe disa emra, që sipas burimeve të tyre, do të jenë pjesë e qeverisë pakicë. Kështu sipas CDM-së, kandidat për Ministër të Investimeve Kapitale dhe Zëvendëskryeministër do të jetë Ervin Ibrahimoviq – Partia Boshnjake kurse ministria e administratës publike me shumë mundësi do të menaxhohet nga Marash Dukaj – Alternativa Shqiptare. Po sipas të njëjti burim, kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, duhet të marrë ministrinë e të drejtave të njeriut dhe të pakicave. Ekziston edhe varianta që qeveria e Abazoviq të ketë 20 ministri dhe kjo është një zgjidhje shumë e mundshme dhe 18 ministrive “të zgjidhura” do tu shtoheshin edhe dy. Njëra është Ministria e Turizmit, e cila tashmë është pjesë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Ministër me shumë gjasa do të ishte Genci Nimanbegu. E dyta do të ishte Ministria pa portofol, në krye të cilës do ishte Adrijan Vuksanoviq, kryetart i Iniciativës Qytetarëve Kroatë parti kjo joparlamentare

SHARE