NUK KA NDRYSHIME TË KUFIJVE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se KE nuk ishte në dijeni me non paper që pretendohet se i ishte dërguar nga Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha, Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, në të cilin, siç raportuan mediat, ai foli për ndryshimin e kufijtë për të “përfunduar procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”. I pyetur se cili është pozicioni i BE mbi pretendimet për ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor, Stano tha se pozicioni i Evropës është i qartë: “Kur bëhet fjalë për partnerët në Ballkanin Perëndimor për kufijtë, asgjë nuk duhet të ndryshojë në atë kuptim. Ne duhet të punojmë drejt bashkëpunim rajonal, pajtimit, kjo eshte është ideja dhe logjika e procesit të pranimit, të përpiqemi të zgjidhim të gjitha çështjet e mundshme midis vendeve, në mënyrë që procesi të mos “bjerë në zona të rrezikshme” dhe t’i përmbahet ligjit të BE dhe parimeve evropiane,” tha Stano.

SHARE