TRUMP ZHBLLOKON NAFTËN RUSE

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe ndodhen në anije në det.

Sekretari amerikan i Thjesarit, Scott Bessent, foli për një masë të përkohshme e cila synon sipas tij “ të promovojë stabilitetin në tregjet globale të energjisë” gjatë luftës. Autorizimi do të zgjasë deri më 11 prill.

Kjo masë e kufizuar dhe afatshkurtër vlen vetëm për naftën që është tashmë në kushte tranziti, shitja e së cilës nuk sjell përfitim të konsiderueshëm financiar për qeverinë ruse”, shprehet Scott Bessent, Sekretar i Thesarit të SHBA.

Çmimet e naftës u rritën sërish mbi 100 dollarë për fuçi të enjten, ndërsa tregjet morën një tjetër goditje pas sulmeve ndaj tre anijeve të tjera të mallrave në Gjirin Persik dhe pasi lideri i ri suprem i Iranit u zotua të vazhdojë bllokimin e Ngushtices se Hormuzit.

Edhe këtë rritje çmimi megjithatë, Bessent e cilësoi si “të përkohshme, që do të sjellë një përfitim të madh për vendin dhe ekonominë tonë në afat të gjatë”, siç tha ai, ndërsa kujtoi përsëriti edhe një herë se qeveria amerikane do të nisë të shoqërojë anijet përmes Ngushticës së  Hormuzit “sa më shpejt që të jetë e mundur”. “Nevoja e mundshme për një shoqërim ushtarak ka qenë gjithmonë pjesë e planifikimit tonë”, tha ai për Sky News. Kur u pyet nëse kjo mund të fillojë që në ditët në vijim, Bessent u përgjigj: “ne do ta realizojmë kalimin e sigurt sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Ngushtica e Hormuzit është kthyer në njërin nga boshtet kryesore të konfliktit, dhe vetëm një ditë më parë u shënua një rritje e menjëhershme e sulmeve ndaj anijeve në këtë rrugë detare të rëndësishme. Të paktën pesë anije u goditën nga raketat, përfshirë dy tankerë nafte që transportonin naftë irakiane, duke detyruar strukturat portuale naftëmbajtëse në Irak të ndaloni punën.

Irani praktikisht ka vendosur një bllokadë të lundrimit përmes ngushticës, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e eksportit botëror të naftës.

SHARE