QEVERIA NDAN 400,000 EURO PËR NEVOJA SOCIALE DHE ELEMENTARE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një seri propozimesh ligjore në fushat e drejtësisë, mbrojtjes së konsumatorit, konkurrencës, mbikëqyrjes së produkteve dhe bashkëpunimit shkencor, duke përfshirë edhe ndarjen e 400,000 eurove nga rezerva buxhetore për ndihmë qytetarëve dhe subjekteve juridike të goditura nga fatkeqësitë natyrore.

Mes ligjeve të miratuara janë: ndryshimet në Ligjin për trajtimin e të miturve në procedurë penale, për të harmonizuar standardet me BE-në dhe për të forcuar mbrojtjen e të miturve; ratifikimi i marrëveshjes me Bullgarinë për bashkëpunim shkencor dhe teknologjik; ndryshimet në Ligjin mbi llogaritë e pagesave të konsumatorëve për të lehtësuar qasjen dhe transferimin e shërbimeve; Ligji për mbrojtjen e konkurrencës dhe ai për mbikëqyrjen e produkteve në treg sipas standardeve të BE-së.

Nga fondi buxhetor i vitit 2026, 400,000 euro janë ndarë për mbështetje financiare: 200,000 euro për veprimtaritë e bizneseve dhe 200,000 euro për qytetarët për shërbime shëndetësore, arsim, përmirësim të kushteve materiale dhe sanimin e pasojave të fatkeqësive natyrore.

SHARE