Foto: Ilustrim
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar në takimin e sotëm qëndrimin e përbashkët të BE-së për Kapitullin 21, i cili lidhet me “Rrjetet Trans-Evropiane të Transportit”, njoftoi TVMZ duke u bazuar në burime nga Këshilli i BE-së.
Konferenca ndërqeveritare, ku ky kapitull do të mbyllet përkohësisht, do të mbahet të martën më 17 mars pas takimit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së, duke filluar rreth orës 18:00.
Pas takimit pritet të zhvillohet një konferencë për media, ku do të flasin kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, komisionerja Evropiane për Zgjerim Marta Kos dhe zv/ministrja e çështjeve evropiane e Qipros, Marilena Raouna.
Ky kapitull për “Rrjetet Trans-Evropiane të Transportit” është kapitulli i 14-të që Mali i Zi mbyll në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.











