Foto: AA
Presidenti i ri i Greqisë, Konstantinos Tasoulas dha betimin dhe filloi detyrën e tij.
Tasoulas i cili u zgjodh për president në Parlamentin grek më 12 shkurt, dha betimin për të marrë detyrën në një ceremoni të zhvilluar sot në parlament.
Tasoulas mori detyrën nga paraardhësja e tij, Katerina Sakellaropoulou në një ceremoni të mbajtur në Presidencë pas ceremonisë së betimit.
Në votimin e mbajtur në parlamentin prej 300 vendesh muajin e kaluar, Tasoulas fitoi të drejtën për t’u bërë presidenti i ri i vendit me mbështetjen e 160 deputetëve.
I lindur në vitin 1959 dhe i zgjedhur si kryetar i parlamentit tre herë përpara se të kandidonte për president, Tasoulas u bë kryetar i parlamentit i zgjedhur me mbështetjen më të lartë parlamentare deri më sot.
Ai u detyrua të jepte dorëheqje nga posti i tij si kryetar i parlamentit pasi u propozua si kandidat presidencial nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Tasoulas, i cili ka studiuar drejtësi, hyri për herë të parë në politikë në vitet 1990 dhe u zgjodh deputet në parlament në vitin 2000.