KUVENDI MIRATOI AFATIN PËR ZËVENDËSIM TË KARTËS SË IDENTITETIT DERI MË 30 SHTATOR

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kuvendi i Malit të Zi miratoi sot me shumicë votash ndryshimet në Ligjin për kartë të identitetit, duke e shtyrë afatin për zëvendësimin e kartave të identitetit deri më 30 shtator 2025.

Ligji në fjalë është miratuar me votat e 45 deputetëve.

Deputetët nga Lëvizja „Evropa Tani“ Miodrag Lakoviq dhe Mali i Zi Demokratik Dushko Stjepoviq propozuan shtyrjen e afatit për zëvendësimin e kartave të identitetit deri më 30 shtator, në vend të 30 marsit të planifikuar.

Duke shpjeguar propozimin, deputeti Stjepoviq tha se zgjatja e afatit të lartpërmendur zvogëlon rrezikun e pasojave të mundshme ligjore që mund të lindin për shkak të skadimit të kartave të identitetit aktualisht të vlefshme.

Një vendim i tillë, shton ai, do të parandalojë krijimin e pengesave administrative.

SHARE