Me vendim të Qeverisë, Aleksandar Radoviq është ushtrues detyre i drejtorit të Drejtorisë së Policisë.
Kryeministri Millojko Spajiq propozoi Radoviqin, pasi Qeveria nuk e pranoi propozimin e ministrit të Brendshëm Danillo Sharanoviq që Lazar Shqepanoviq të jetë ushtrues detyre i drejtorit të policisë.
Tri orë pas mesnate, dhe pas një seance maratonë, qeveria emëroi Aleksandar Radoviqin ushtrues detyre të drejtorit të Drejtorisë së Policisë.
Paraprakisht, Qeveria i ka dhënë autorizimin/pëlqimin kryeministrit Millojko Spajiq që të propozojë njërin nga kandidatët e regjistruar – duke pasur parasysh se ministri nuk ka propozim tjetër për kandidat.
Radoviq deri më tani ishte ndihmësdrejtor i Drejtorisë së Policisë, shef i Sektorit të Inteligjencës Financiare.