FATURA MESATARE E RRYMËS NË SHKURT ËSHTË 40 EURO

Fatura mesatare e muajit shkurt për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë, arrin në 40.32 euro, njofton Elektroekonomia e Malit të Zi. „Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive ishte në Mojkovc prej 19.69 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Tivat, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 54.17 euro energji elektrike”, thuhet në njoftim. 

SHARE