Trageti i ri “30 Gusht” nga sot funksionon në linjën Kamenari-Lepetane. Në trafikun e parë të tragetit morën pjesë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, përfaqësues të Qeverisë, „Të mirat detare“, si dhe nga Komuna Herceg Novit dhe Tivatit. Kryeministri Abazoviq tha se shteti duhet të menaxhojë resurset monopolistike.
“Nga sot është në funksion një traget tjetër. Së shpejti do të prokurohen edhe disa tragete të tjera. Të ardhurat do të derdhen në xhepat e qytetarëve, jo të tajkunëve. Mali i Zi është në rrugën e duhur”, tha Abazoviq. Ai gjithashtus bëri të ditur se është e nevojshme që tragetet e rinj të mbërrijnë sa më shpejt. Ai tha se shteti do të ketë një traget tjetër për 15, 20 apo 30 ditë dhe se flota do të jetë e kompletuar deri në sezonin e verës. “Ne do të punojmë edhe për blerjen e një anijeje që duhet të lundrojë Tivar – Bari – Ankona. Politika e tajkunëve duhet të marrë fund. Ne nuk kemi asgjë kundër privatit, ne mbështesim të gjitha nismat private, por dikush të mbajë linjat monopoliste jashtë ligji – me atë politikë mbaroi dhe askush të mos përpiqet ta poshtërojë shtetin e Malit të Zi”, tha Abazoviq.