PËR FALSIFIKIMIN E NËNSHKRIMEVE, GJOBË DERI NË 2000 EURO

Aplikacioni i web faqes potpisi.dik.co.me nëpërmjet të cilit, duke shtypur numrin amzë, qytetarët mund të kontrollojnë nëse të dhënat e tyre personale keqpërdoren për të mbështetur ndonjë nga kandidatët presidencial, është në dispozicion që nga pasdita e djeshme.

“Qytetarët mund të kontrollojnë nëse kanë nënshkruar apo jo kandidaturën e dikujt, gjë e cila është shumë e rëndësishme”, deklaroi për gazetën “Pobjeda”, sekretari i KSHZ-së, Velo Çagjenoviq.

Ai shpjegoi se Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve lejon që një qytetar të mbështesë vetëm një listë zgjedhore gjegjësisht një kandidaturë.

“Sipas nenit 116 të këtij Ligjit, dënohet nëse një shtetas nënshkruhet më shumë se për një kandidat, ku në këtë rast gjobat arrijnë nga 500 deri në 2000 euro”, tha Çagjenoviq.

Sipas tij, nuk është përcaktuar se kush e fillon procedurën gjyqësore, por, siç tha ai, me siguri  këtë e bën ai person të cilit nënshkrimi i tij  i është abuzuar, pasiqë KSHZ, nuk ka bazë që këtë ta bëj këtë, ka thënë Çagjenoviq.

SHARE