KANCELARI GJERMAN: EVROPA DUHET TË ZGJIDHË VARËSINË E SAJ

Kancelari gjerman, Friedrich Mertz, tha se Evropa duhet të zgjidhë varësinë e saj “të vetë-shkaktuar” ndaj SHBA-së për të riformuar marrëdhëniet transatlantike.

Në nisje ai tha se rendi i vjetër botëror i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore nuk ekziston më. Si provë, përmendi luftën e Rusisë në Ukrainë dhe sulmet e saj ndaj rendit politik dhe infrastrukturës perëndimore.

“Evropa sapo është kthyer nga pushimet e historisë. Tani po përballemi me një epokë të shënuar nga politika e fuqive të mëdha, e cila është një pasqyrim i shoqërive të shqetësuara dhe të trazuara”.

Duke folur anglisht, Merz iu drejtua delegacionit amerikan me një kritikë të ashpër ndaj SHBA-ve.

“Në epokën e rivalitetit midis fuqive të mëdha, as Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë mjaftueshëm të fuqishme për të vepruar vetëm”.

Më tej ai tha se Evropa duhet të çlirohet nga varësitë që i ka krijuar vetë për të rivendosur marrëdhëniet transatlantike në respekt të ndërsjellë.

Kancelari gjerman iu dërgoi një mesazh vendeve kandidate për t’u anëtarësuar në BE.

“Nuk dua t’ju humbas”, tha ai, ndërsa sugjeroi një strategji të re për t’i afruar më shumë këto vende dhe për të shpejtuar procesin e anëtarësimit.

Ndërkohë, më herët edhe sekretari Marco Rubio, që kryeson delegacionin amerikan, theksoi rendin e ri botëror, në të cilin secili duhet të shqyrtojë rolin e vet.

SHARE