INTELIGJENCA ARTIFICIALE PËR BE-në / PREZANTOHET MODULI QË DO PËRAFROJË LEGJISLACIONIN

Foto: kryeministria.al

Shqipëria do të çelë edhe dy grupkapituj negociatash me Bashkimin Europian.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se Shqipëria tashmë ka marrë letrën e presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Europian dhe është gati të çelë kapitujt e radhës duke shkuar drejt hapjes së negociatave të katër nga gjashtë grupkapituj.

Rama: “Shqipëria mori letrën e presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Europian, ku na thuhet se vendi ynë është gati t’i çelë negociatat edhe për grup kapitullin e tretë: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse. Letra i kërkon Bashkimit Europian paraqitjen e pozicionit negociues për 8 kapitujt, 8 fusha. Kjo letër pasoi me shumë shpejtësi dhe – dua ta theksoj që në procesin tonë të negociatave kemi hyrë në një shpejtësi shembullore dhe ju këtu jeni dëshmitarët më të besueshëm për të dëshmuar që kjo shpejtësi shembullore lidhet me rezultate, lidhet me qëmtimin skrupuloz të kushteve, janë krijuar apo s’janë krijuar kushtet që të hapet një derë tjetër. Në 29 janar Shqipëria mori letrën e presidencës polake dhe për grupkapitullin e dytë të tregut të brendshëm për 9 fusha të tjera.”

Rama synon që përafrimin legjislativ, të nevojshëm për të hyrë në Bashkimin Europian ta realizojë përmes inteligjencës artificiale.

Rama: “Ne me këtë model do të jemi të gatshëm që gjithçka ta mbyllim brenda afatit shumë ambicioz që kemi përcaktuar bashkë me Komisionin dhe që nga pikëpamja teknike ne të konsiderohemi gati brenda vitit 2027. Për t’i dhënë kohë pastaj procesit politik, për t’i dhënë kohë ratifikimit në parlamentet e vendeve të Bashkimit Europian të, se më bëhet mishi kokërr, të Shqipërisë anëtar, vendi i ri anëtar i Bashkimit Europian dhe në këtë mënyrë brenda një harku dy vjeçar që ne pak a shumë parashikojmë për procesin politik dhe për ratifikimet.”

SHARE