SË SHPEJTI DO TË VENDOSET NJË IMPIANT PËR PASTRIMIN E UJIT NGA LIQENI I SHKODRËS

Deri më 15 qershor duhet të vendoset një impiant për pastrimin e ujit nga Liqeni i Shkodrës, i cili do të mundësonte që bregdeti malazez të mos ketë probleme me furnizimin me ujë këtë verë, tha Zoran Llakushiq, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Ujësjellësit Rajonal të Bregut të Malit të Zi, në programin “Rrjeti” në TVMZ.

Llakushiq thotë se janë duke bërë intensivisht plane për sezonin e ardhshëm veror dhe synimi është që bregdeti të ketë sasi të mjaftueshme të ujit, ndërsa qëllimi i dytë është ruajtja e likuiditetit të kompanisë.

“Në verë bregdetit i nevojiten 800 deri në 900 litra në sekondë dhe për të kompensuar këtë diferencë po planifikojmë të ndërtojmë një impiant për pastrimin e ujit nga vetë liqeni. Shpresojmë që deri më 15 qershor do të mund ta montojmë atë impiant me ndihmën e qeverisë. Atëherë mund të themi me siguri se do të kemi sasi të mjaftueshme të ujit për verën e ardhshme”, tha Llakushiq.

Ai tregon se është një investim i madh për Ujësjellësin Rajonal dhe se duhet të investohen tre milionë euro për 300 litra në sekondë, ose pesë milionë për 500 litra në sekondë.

Ai po ashtu thekson se ka ndikuar edhe vendosja e një dige të përkohshme eksperimentale dhe siç ka paralajmëruar Llakushiq do të vendosen edhe të reja.

SHARE