BERZH-i ËSHTË GATI TË JETË NJË VOLANT PËR RRITJEN EKONOMIKE TË MALIT TË ZI

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është e gatshme t’i japë një vrull rritjes së përshpejtuar ekonomike të Malit të Zi, ky është mesazhi nga takimi i kryeministrit Millojko Spajiq dhe presidentes të BERZH-it Odile Renaud-Basso, e cila është në vizitën e saj të parë në Mal të Zi.

Gjatë takimit u diskutuan për potencialet e mëdha zhvillimore, të cilat duhet të valorizohen në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme. Spajiq prezantoi planet ambicioze zhvillimore të Qeverisë së 44-të dhe u krijua mundësia e punës së përbashkët me BERZH-in në shumë projekte.

Është paralajmëruar bashkëpunim në zhvillimin e kapaciteteve energjetike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, që do të përshpejtojë tranzicionin e gjelbër, dhe përmes përmirësimeve të infrastrukturës, para së gjithash përmes ndërtimit të autostradave dhe modernizimit të hekurudhave. Në këtë drejtim, theksoi kryeministri, mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm bashkëpunimi me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila deri më tani ka mbështetur 86 projekte me vlerë 800 milionë euro me aktivitetet e saj në Mal të Zi.  

U konstatua nevoja për zgjidhje efikase të procedurave administrative, për të nisur sa më shpejt projektet, të cilat do t’i sjellin vlera shtesë Malit të Zi.

Siç njoftoi Qeveria, në takim u theksua se BERZH do të vazhdojë të jetë mbështetës dhe partner si në sektorin privat ashtu edhe në kompanitë shtetërore.

U bisedua edhe për nevojën e reformave, veçanërisht në sistemin tatimor, për ta bërë Malin e Zi më tërheqës për investitorët dhe për të përfituar nga pozicioni dhe klima e shkëlqyer gjeografike.

Spajiq e njohu presidenten Odile Renaud-Basso dhe anëtarët e tjerë të delegacionit të BERZH-it me të arriturat e deritanishme të Qeverisë së 44-të dhe i njoftoi me planet për periudhën e ardhshme.

SHARE