Të gjitha llojet e karburanteve nga mesnata do të lirohen nga 3deri në 12 cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale.
Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira për 3 cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.45 euro dhe 1.49 euro.
Çmimi i Eurodieselit do të jetë 12 centë më i ulët dhe do të kushtojë 1,41 euro.
Më e lirë do të jetë edhe nafta për ngrohje, për 11 cent dhe do të kushtojë 1.45 euro.
Ndryshimet e fundit në çmimet e karburanteve ishin më 31 janar, kur të gjitha llojet e karburanteve u rritën me katër deri në shtatë cent.