Dashuri edhe në thonj: Ide lozonjare dhe romantike për manikyr në frymën e Shën Valentinit

Nuk ka nevojë të visheni nga koka te këmbët për të treguar dashurinë tuaj për Ditën e të Dashuruarve. Disa gjëra transmetohen më mirë nëpërmjet detajeve, dhe çfarë shkon më mirë me çokollatën dhe shampanjën sesa thonjtë në Dita e të Dashuruarve? Për ju që ende nuk e keni vendosur, ju sjellim variacionet më të mira që festojnë këtë ditë dhe dashurinë në të gjitha format e saj – ndaj partnerit tuaj, ndaj vetes suaj dhe drejt artit të mrekullueshëm të zbukurimit të thonjve

Nëse jeni marrëzisht e dashuruar ose thjesht adhuroni që të dukeni bukur dhe natyrisht kjo përfshin thonjtë e bukur dhe të rregulluar, atëherë bëni gjithçka që mundeni për të transformuar veten në një bukuroshe të vërtetë dhe të shkëlqeni në Ditën e Shën Valentinit.

Hapi i parë drejt dukjes së përsosur janë thonjtë e zbukuruar mirë. Arti i manikyrit është bërë një art i vërtetë dhe një shprehje kreativiteti që të jep një thesar të vogël të vërtetë kur bëhet fjalë për lyerjen e thonjve.

Por, edhe nëse nuk jeni të dashuruar apo nuk e festoni Ditën e të Dashuruarve, tani është koha ideale për t’i “veshur” thonjtë tuaj me disa ngjyra më të lumtura. Vallë, a nuk është koha të ftojmë dalëngadalë ditët e pranverës dhe me diell, dhe a ka më mirë sesa të festojmë me ngjyrat që janë sinonim i dashurisë?

Llaku i kuq nuk është vetëm një klasikë kur bëhet fjalë për trendët e manikyrit, por edhe një zgjedhje shumë logjike, kur doni të dërgoni mesazhe pasioni, dashurie dhe seksi. E pra, nuk mund të gaboni kurrë me të kuqen!

Megjithatë, nëse doni të devijoni pak nga klasikja, mund të lozni duke përdorur temina, diamante artificiale ose teknikën ombre në thonjtë tuaj.

Arti i thonjve mund të jetë gjithmonë një opsion interesant kur dëshironi që manikyri juaj të jetë ndryshe nga manikyri i zakonshëm. Ose, që të gjithë tekstin të mos e kemi rezervuar vetëm për nuancat e kuqe dhe rozë, shumë më efektive mund të duket edhe ngjyra e zezë e llakut si bazë në kombinim me një zemër të kuqe si motiv në thonjtë tuaj. Varet nga ju që të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë me dukjen tuaj të përgjithshme këtë ditë. Gjithsesi, thonjtë e kuq do të jenë veçanërisht të efektshëm me disa kombinime të modës monokromatike.

Në vijim të këtij teksti ka diçka për të gjithë dhe jemi të sigurt që të paktën një dizajn do t’ju frymëzojë për manikyrin tuaj të ardhshëm. E pra, nxitoni, sepse Dita e Shën Valentinit është afër:

/Telegrafi/

SHARE